HEC-i i Zjasit nuk pengon ujin per banoret | Lajme - News

2020-06-21 11

Pretendimi e disa banorëve në fshatin Zall Gjoçaj dhe Melth të Matit se ndërtimi i hidrocentralit të Zajsit iu merr burimin e vetëm të ujit, hidhet poshtë nga kryetari i Bashkisë Burrel, Agron Malaj.

Asnjëherë, sipas tij, ky ujë nga nuk është përdorur nga banorët e këtyre fshatrave pasi ai humbet disa kilometra pas burimit. Për herë të parë duke përdorur infrastrukturën e HEC-it do të ndërtohet nga bashkia një ujësjellës që i furnizon edhe këto fshatra me ujë.

?Zalli i Gjoçajve ne e kemi gjashtë burime. Rreth 1700 apo 2000 nmetra ato zhyten në tunel dhe dalin në zonën e Kurbneshit. Pra rreth 8 muaj nuk ka ujë aty dhe shtrati është bosh. Uji që zhytet aty, aty e ka pikën e lidhjes HEC-i që merr dhe kalon sipas kontratës që është qëtë patën 150 litra do t?i lihet shtratit të lumit. Duke parë shqetësimin e banorëve nga ato burime morën gjashtë burime. Ne 1800 banorë të asaj zone do t?i furnizojmë me ujë të pijshëm?, tha Malaj.

Në 1996, Zalli i Gjoçajve u shpall park kombëtar. A e cënon ndërtimi i Hec-it këtë zonë të mbrojtur?

?Nga burimet deri tek zona ku HEC-i merr ujin është rreth 2 kilometra, kurse ne për ujësjellësin do ta marr direkt në burim. Pra ne mund të prishim pak nga zonë e mbrojtur për të sjellë ujin e pijshëm, ndërsa HEC-i s?ka fare lidhje me zonën e mbrojtur lart?.

Nga fshati Urakë e deri Zall Gjoçaj janë 42 kilometra rrugë, që kompania kontraktore ka rikonstruktuar apo hapur deri tani. Banorët thonë se kjo mund t?i japë frymë edhe turizmit të asaj zone.

?Këto kanë qenë fshatra totalisht të humbur, të izoluar, tani na janë bërë rrugët. Këtu kalohej vetëm me bagëti?.

Megjithatë disa banorë ngritën padi kundër ndërtimit të HEC-it e cila është rrëzuar 2 here nga gjykata Administrative e Tiranës duke i dhënë të drejtën për vazhdimin e punimit kompanisë kontraktore.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/